Botë

Franca mbështet krijimin e gjykatës speciale për zyrtarët rusë mbi krimet në Ukrainë

Sulmet ne Kiev
 

Franca është bërë shteti i parë i madh perëndimor që publikisht ka mbështetur krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar zyrtarët e lartë rusë – potencialisht duke përfshirë Vladimir Putinin – për krimin e agresionit në Ukrainë.

Ministria e Jashtme franceze ka thënë se po punon me partnerët evropianë për propozimin. Deklarata erdhi pasi BE-ja dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhanë mbështetje për tribunalin, raportoi The Guardian.