Botë

Beteja e ushtarit rus për t’i bishtnuar luftës

Kirill Beresin nga Shën Petersburgu nuk është i interesuar për vdekjen e tillë heroike. Ai ka guxuar të bëjë atë që pak kanë bërë para tij: Përveçse sapo ka nisur ankesën ligjore në gjykatë kundër mobilizimit, gjithashtu ngriti një ankesë kundër komandantit të tij të ushtrisë

Dhjetëra mijëra rekrutë rusë po luftojnë në Ukrainë. Vështirë se ndonjëri prej tyre është përpjekur t'i rezistojë rekrutimit. Por Kirill Beresin u përpoq ta bënte këtë, duke ikur nga njësia e tij dhe duke paraqitur ankesë në vendlindje, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”

Kirill Beresin nxjerr një shënim nga xhepi i kostumit të tij. Ai kalon nëpër linjën e shkruar shpejt e shpejt, me buzët e tij në heshtje duke formuar fjalët që ai ka kompozuar me një stilolaps blu.

"Gjykatë e nderuar", fillon shënimi, "unë nuk jam duke ikur, dhe jam i gatshëm t'i shërbej vendit tim. Por nuk jam në gjendje të shkrep armën drejt njerëzve të tjerë”. Duart e Beresinit po dridheshin ndërsa shtrëngonte letrën. Ai merr pak frymë. Pastaj palos copën e letrës dhe e vendos përsëri në xhepin e xhaketës, shkruan “Der Spiegel”.