Botë

Sulmet ruse vrasin të paktën një person në Ukrainën qendrore

Sulmohet fabrika e armëve në Kiev
 

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi sulmet ruse goditën qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih herët në mëngjesin e së hënës, thanë autoritetet lokale.

Tri raketa goditën një ndërmarrje industriale, duke vrarë një punonjës dhe duke plagosur tre të tjerë, të cilët u dërguan në spital dhe vlerësohet se janë në gjendje të qëndrueshme, tha Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, në një postim në Telegram të hënën.