Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar në rajonin e Zaporizhzhias pas një vale të bombardimeve ruse, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.
“Disa shtëpi private janë shkatërruar në perëndim të Zaporizhzhias”, ka shkruar Kyrylo Tymoshenko në Telegram.
Edhe më herët disa bombardime janë raportuar në qytetin e Zaporizhzhias, sipas Antatolii Kurtev, sekretar i Këshillit të qytetit.
Disa raketa kanë goditur caqet e synuara nga armiku. Një pjesë tjetër e tyre është eliminuar me sukses nga Sistemi Mbrojtës Ajror”, ka shkruar ai.