Botë

Plenkoviq në Tiranë: Serbia të mos ulet më në dy karrige

Foto: AP
 

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se është koha e fundit që Serbia, nëse do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, t’i harmonizojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se “tani s’është koha që dikush të ulet në dy karrige”.

Në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Plenkoviq ka thënë se Serbia nuk luan rol pozitiv në rajon dhe se është nën ndikim të Serbisë.