Botë

FBI: Lideri i një grupi poligam kishte 20 gra, shumica prej tyre të mitura

Foto: AP
 

Lideri i një grupi të vogël të poligamive në afërsi të kufirit mes Arizonës dhe Utahs kishte marrë të paktën 20 gra, shumica prej tyre të mitura, dhe i ka ndëshkuar ndjekësit e tij të cilët nuk e trajtonin si profet, thuhet në dokumentet e sapo paraqitura të gjykatës federale, raporton agjencia “AP” të mërkurën.

Samuel Bateman, lideri i këtij grupi poligamik, më parë ka qenë udhëheqës i Kishës Fundamentaliste të Jezus Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Vonshme (FLDS). Sipas FBI-së, Bateman është financuar nga ndjekësit, burra të cilët po ashtu ia kanë dhënë edhe gratë e fëmijët e tyre.