Botë

Çmimi i naftës në tregun botëror, më i ulëti që nga fillimi i vitit

 

Çmimet e naftës në tregun botëror të mërkurën ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit për shkak të shqetësimeve për një recesion të mundshëm dhe lehtësimit të frikës se kufiri i çmimit të naftës ruse mund të ndikojë ndjeshëm çmimin, shkruan Reuters.

Një paralajmërim nga bankat e mëdha amerikane për një recesion të mundshëm vitin e ardhshëm ndikoi në çmimet pasi dollari u rrit, duke e bërë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e monedhave të tjera.