Botë

Grupi paramilitar Wagner: Në Serbi u krijua një qendër miqësie e bashkëpunimi

 

Grupi paramilitar Wagner, udhëheqës i të cilës është Yevgeny Prigozhin, biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, ka njoftuar në kanalin Telegram se në Serbi është formuar qendra e tyre kultururo-informative e miqësisë “Orly”.

“Ne nxitojmë t’ju prezantojmë me banorin e ri të Qendrës PMC Wagner – që është Qendra Kulturore dhe Informative ruso-serbe e miqësisë dhe bashkëpunimit Orly. Udhëheqës dhe ideolog i Qendrës është Aleksandar Lisov”, thuhet në Telegram.