Botë

Kina largon disa nga rregullat strikte të COVID-it

 

Kina ka njoftuar ndryshime gjithëpërfshirëse në përgjigjen e saj ndaj pandemisë kombëtare të mërkurën, shenjë e qartë dhe domethënëse se qeveria qendrore po largohet nga qasja e saj strikte zero-Covid që nxiti protesta në të gjithë vendin.

Në një deklaratë të raportuar nga transmetuesi shtetëror CCTV, Këshilli Shtetëror i Kinës zbuloi 10 udhëzime të reja që lehtësojnë disa kufizime, më së shumti, duke lejuar karantinimin në shtëpi dhe kryesisht heqjen e kodit QR shëndetësor që ka qenë i detyrueshëm për të hyrë në shumicën e vendeve publike.