Botë

Talibanët kryejnë ekzekutimin e parë publik që nga rikthimi i pushtetit në Afganistan

Foto: AP
 

Talibanët kanë kryer ekzekutimin e parë publik që kur grupi ka rikthyer fuqinë në Afganistan në fund të verës së vitit të kaluar.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se një burrë me emrin Tajmir është vrarë në një stadium të mbushur me njerëz në jug-perëndim të provinës Farah, pasi e kishte pranuar se ka kryer vrasje, raportoi BBC-ja të mërkurën.