Botë

Roberts vesh fustan të dekoruar me fytyrën e Clooneyt

 

Ylli i kinematografisë, Julia Roberts, ka veshur një fustan të dekoruar me fotografi të mikut dhe kolegut të saj, George Clooney, në ngjarjen e sivjetme “Kennedy Center Honors” ku aktori i famshëm u nderua me shpërblim special.

Aktori, regjisori, producenti dhe filantropi i njohur amerikan, iu bashkua yjeve tjerë, Gladys Knight, Tania León, Amy Grant dhe anëtarët e grupit “U2”, në një mbrëmje glamuroze ku të gjithë u nderuan me çmimin “John F. Kennedy Center for the Performing Arts”, për ndikimin e tyre artistik në kulturën amerikane.