Botë

Arrestohet presidenti i Perusë

 

Presidenti i Perusë, Pedro Castillo është arrestuar nga policia në kryeqytetin Lima, i tha CNN-it një burim, pasi ligjvënësit votuan për të rrëzuar Castillon në një ditë të trazuar për kombin e Amerikës së Jugut.

Nënkryetarja Dina Boluarte pritet të betohet si presidentja e re e Perusë, por do të duhet të fitojë mbështetje ndërpartiake për të qenë në gjendje të qeverisë.