Botë

Forcat iraniane po i gjuajnë gratë me armë në gjoks e organe gjenitale, thonë mjekët

Foto: Shutterstock
 

Forcat irianiane të sigurisë kanë për qëllim që t’i gjuajnë në fytyrë, gjoks dhe organe gjenitale gratë në protestat kundër regjimit.

Mjekët dhe infermierët që po trajtojnë demonstruesit në fshehtësi për të shmangur arrestimin, kanë thënë se kanë vënë re se gratë shpesh kishin plagë të ndryshme nga burrat, të cilat më shpesh kishin fishekë në këmbë dhe shpinë, ka raportuar “The Guardian” të enjten.