Botë

Një 18-vjeçar zgjidhet kryetar bashkie në SHBA

Foto: AP
 

Një student kolegji 18-vjeçar është zgjedhur për të shërbyer si kryetar bashkie i një qyteti të vogël në lindje të Arkansasit, duke u bërë një nga njerëzit më të rinj që ka shërbyer si udhëheqësi më i lartë i një qyteti në SHBA.

Jaylen Smith, u zgjodh kryebashkiak i Earle në balotazhin e së martës, duke fituar 235 vota ndaj 183 të Nemi Matthews, sipas rezultateve të plota por jozyrtare, raportoi Associated Press.