Sam Bankman-Friedit, themeluesit të këmbimores së kriptovaluave FTX, e cila falimentoi, i është mohuar lirimi me dorëzani nga një gjykatës në Bahame, shkruan BBC.
Autoritetet e SHBA-së e akuzojnë Bankman-Friedin për “një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në histori të SHBA-së”.
Ish-shefi i FTX ndërtoi një “shtëpi letrash mbi bazën e mashtrimit”, tha kryetari i Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve (SEC), Gary Gensler.
Bankman-Fried ka treguar se do të luftojë ekstradimin në SHBA.
Në Bahame atij i është mohuar mundësia e lirimit me kusht, duke përmendur se “përbën rrezik të madh për ikje”.
U urdhëruar që të mbahet në paraburgim në një institucion korrektues deri më 8 shkurt.
Bankman-Fried është arrestuar në Bahame të hënën.
Muajin e kaluar, FTX ka bërë kërkesë në SHBA për falimentin, duke ua mohuar shumë përdoruesve të drejtën për të tërhequr paratë e tyre. Sipas një dosjesje gjyqësore, FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj afro 3.1 miliardë dollarë.
Ndër akuzat më serioze është se Bankman-Fried përdori miliarda dollarë të klientëve për të mbështetur kompaninë e tij tregtare të investimeve, Alameda.
Është e paqartë nëse do të kthehen dhe sa para do t’u kthehen klientëve – por ekspertët paralajmërojnë se do të jenë shifra të vogla.
Bankman-Fried përballet me tetë akuza penale në SHBA, si mashtrim, pastrim parash dhe komplot për mashtrim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.