Botë

Të shtëna në një kazermë në Austri, vritet një ushtar dhe një tjetër plagoset

 

Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në bazën ajrore në Viner Neustad, ushtari që ishte duke bërë roje u vra dhe një tjetër ushtar u plagos gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri para orës 07:00 të ditës së sotme”, tha zëdhënësi i Ministrisë austriake të Mbrojtjes, Michael Bauer.