1 perditesime
Botë

Të paktën gjashtë të plagosur nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Paris

Të paktën gjashtë të plagosur nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Paris
16:21

Të paktën gjashtë të plagosur nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Paris

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm në stacionin e trenit Gare Du Nord në Paris të mërkurën, raportoi CNN-i.

Një person dyshohet se ka sulmuar këto viktima rreth orës 06:42 të mëngjesit dhe u neutralizua pak momente më vonë nga oficerët e policisë të cilët ishin jashtë detyrës dhe po shkonin në shtëpi nga policia kufitare, ka njoftuar ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin në një konferencë për shtyp.

Pas këtij sulmi është kufizuar hyrja në një nga qendrat kryesore hekurudhore të kryeqytetit francez.

Oficerët e policisë e kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuarin për këtë sulm, i cili mbeti i plagosur.

Një zëdhënës i Prokurorisë së Parisit tha se gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një pjesëtar të policisë kufitare franceze. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe i dyshuari për sulm.

Sipas Prokurorisë së Parisit, nuk dihet motivi i sulmit me thikë.

09:25

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris

Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga sulmi që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në terminalin e stacionit të trenit në Paris, shkruan CNN.

Sipas mediave, sulmuesi ka sulmuar me thikë pasagjerët në stacionin e vendosur në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës.

“Trafiku aktualisht është i pezulluar në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit i cili ka shkaktuar lëndime të lehta te pasagjerët”, ka thënë kompania hekurudhore SNCF.

Sipas raportimeve, policia ka arritur të arrestojë sulmuesin dhe e ka plagosur para arrestimit, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit.

Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa kompania ka thënë se së shpejti duhet të normalizohet qarkullimi në këtë pjesë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përshëndeti reagimin e guximshëm dhe efikas të policisë.

“Një person ka lënduar disa persona në stacionin e trenit mëngjesin e sotëm. Ai është neutralizuar shpejt. Faleminderit policisë për reagimin efikas dhe të guximshëm”, ka thënë ministri.