Botë

Disa arsye pse Gjermania hezitonte t’i dërgonte tanke Ukrainës

Foto: AP
 

Argumenti i Ukrainës për nevojën e tankeve të betejës është i qartë - ajo këmbëngul se ato mund të bëjnë ndryshimin duke ndihmuar në shtyrjen e Rusisë nga territori ukrainas.

Gjermania prodhon shumicën dërrmuese të tankeve të rënda moderne në Evropë - Leopard 2. Rreth 2,000 prej tyre janë të shpërndara në mesin e aleatëve evropianë dhe Gjermania zotëron të gjitha licencat e eksportit edhe për to.