Botë

Rusia: Përfshirja e NATO-s në luftë po rritet me dërgimin e tankeve në Ukrainë

Foto ilustrim: AP
 

Rusia ka pretenduar se dorëzimi i tankeve luftarake të NATO-s në Ukrainë është dëshmi e përfshirjes direkte në rritje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës në luftë, raportoi të enjten Reuters.

Këto komente u bënë pasi SHBA-ja dhe Gjermania njoftuan të mërkurën se do ta armatosin Ukrainën me dhjetëra tanke të rënda në luftën e saj kundër forcave ruse.