Botë

Nuk donin të shkonin në luftë, pesë rusë tani po jetojnë në aeroportin korean

Foto: WP
 

Pesë rusë që u larguan nga vendi i tyre pas urdhrit të mobilizimit ushtarak të Moskës shtatorin e kaluar janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Incheon” të Koresë së Jugut për muaj të tërë pasi autoritetet refuzuan t'i pranonin.

Tre nga burrat kishin mbërritur në tetor, me dy të tjerët në nëntor, tha avokati i tyre Lee Jong-chan.