Botë

Historia e mercenarëve “Wagner” dhe lidhjet e forta me Putinin

Yevgeny Prigozhin, lider i mercenarëve “Wagner”, duke i shërbyer ushqim atëherë kryeministrit rus, Vladimir Putin, në restorantin e Prigozhinit në periferi të Moskës më 2011
 

Grupi “Wagner” doli në pah për herë të parë gjatë angazhimit në lindje të Ukrainës menjëherë pasi shpërtheu konflikti në prillin e vitit 2014, disa javë pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina

Betejat e ashpra në lindje të Ukrainës kanë vendosur në qendër të vëmendjes “Wagner Group” të Rusisë, kompani private ushtarake e udhëhequr nga milioneri mashtrues me lidhje të kamotshme me presidentin rus Vladimir Putin.

“Wagner” ka udhëhequr shtytjen për të nisur ofensivën e Rusisë në provincën Donetsk në lindje të Ukrainës. Luftimet brutale shtëpi më shtëpi kanë prodhuar disa nga përballjet më të përgjakshme që kur Rusia dërgoi ushtrinë e saj në Ukrainë, teksa mercenarët e “Wagnerit” “shkelnin mbi trupat e mercenarëve” për të avancuar, dëshmojnë autoritetet ukrainase.