Botë

Para drejtësisë, të dyshuarit për atentatin ndaj shkrimtares në New York

 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj tre personave që dyshohet se organizuan planin për vrasjen e shkrimtares amerikane me prejardhje iraniane, e cila ka folur për abuzimin e të drejtave të njeriut në Iran. Rafat Amirov, Olad Omarov dhe Khalid Mediyev janë akuzuar për pastrim parash dhe vrasje me pagesë.

Të tre janë në paraburgim dhe një tjetër pritet të ekstradohet në SHBA. Ani pse autoritetet amerikane nuk kanë publikuar identitetin e autores, Masih Alinejad, aktiviste opozitare dhe shkrimtare në New York, ka konfirmuar se ishte cak i iranianëve të arrestuar.