Botë

Gjysmë milioni pula do të vriten në Japoni

 

Në prefekturat japoneze të Chibas dhe Miyagti, më shumë se 500 mijë pula do të shkatërrohen për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, njoftoi Ministria japoneze e Bujqësisë të shtunën.

Bëhet fjalë për një virus shumë patogjen të gripit të shpendëve, i cili u konfirmua në një fermë në prefekturën Chiba, i cili është rasti i 70-të këtë sezon.