Botë

Aksidentohet autobusi i futbollistëve të rinj në Brazil, katër të vdekur

 

Katër persona kanë vdekur e të paktën 29 janë lënduar në Brazil, pasi autobusi që bartte futbollistë të rinj ra poshtë urës.

DailyMail raportoi të martën se në autobus gjendeshin futbollistë të ekipit të të rinjve Vila Maria Helena, derisa shoferi humbi kontrollin dhe ra afro 10 metra poshtë.