Një gjykatë në Iran ka dënuar me mbi 10 vjet secilit një çift i cili vallëzoi para monumenteve kryesore dhe shiheshin në një video si simbol për të kundërshtuar regjimin, kanë thënë aktivistët.
Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj, Amir Mohammad Ahmadi, u arrestuar në fillim të nëntorit pasi videoja u bë virale ku ata vallëzonin para Kullës Azadi.
Haghighi nuk kishte shami në kokë, në kundërshtim me rregullat e Iranit. Gratë nuk lejohen të vallëzojnë në publik, jo më me një burrë.
Gjykata në Teheran i dënoi me 10 vjet e 6 muaj secilin, dhe ua ndaloi internetin e ikjen nga Irani, raportoi The Guardian.
Çifti u dënuan për “inkurajim të korrupsionit dhe prostitucionit publik” si dhe për “tubim me qëllimin e prishjes së sigurisë kombëtare”.
Autoritetet iraniane kanë dënuar dhjetëra aktivistë që prej vdekjes së Mahsa Aminit në shtator. Vdekja e Aminit, e arrestuar për shkelje të rregullave të shamisë së kokës, nxiti protesta masive që janë kthyer në lëvizje kundër regjimit.
© KOHA.