Qeveria e Italisë ka rritur sigurinë rreth misioneve të saj diplomatike anembanë globit në përgjigje të “një serie sulmesh terroriste” nga një rrjet anarkist që ka vepruar në solidaritet me një militant italian të burgosur.
Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, përmendi gati dhjetëra sulme që nga fundi i nëntorit, duke filluar nga vandalizmi deri te mjetet shpërthyese.
Ato kanë shkaktuar dëme në objektivat diplomatike italiane në Argjentinë, Bolivi, Gjermani, Greqi, Portugali, Spanjë dhe Zvicër.