Botë

Protesta për paga në Belgjikë

Foto: AA
 

Më shumë se dhjetë mijë persona kanë marshuar përgjatë Brukselit qendror duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe paga më të larta në sektorin e kujdesit, që ishte kritik sidomos gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Aktivistët dhe sindikatat e punëtorëve po kërkojnë që të punësohen më shumë punëtorë në spitale, raportoi AP.