Botë

SHBA-ja zgjeron praninë ushtarake në Filipine

Foto: AP
 

Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e paktit të tyre të mbrojtjes, me trupat amerikane të lejuara për të pasur qasje në katër baza të tjera ushtarake në vendin e Azisë Juglindore, raportoi të enjten “Al Jazeera”.

Marrëveshja u bë e ditur gjatë një vizite në Manila nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, gjatë së cilës ai zhvilloi bisedime me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, i cili mori detyrën vitin e kaluar.