Dhjetë persona kanë humbur jetën nga disa ortekë në Alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës.
Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania ishin në mesin e të vdekurve, nga ortekët në disa pjesë të ndryshme të skijimit.
Autoritetet austriake vendosën një alarm të nivelit të katërt për ortekë, pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë, shkruan BBC.
Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë.
Policia austriake njoftoi për pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit.
Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sant Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.
Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-ave për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të skive kur ranë ortekët - u gjetën gjithashtu të vdekur.
Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar u vranë gjithashtu nga bora e paqëndrueshme në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar.
Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 ortekë në rajonin e Tirolit - 11 prej tyre përfshinin njerëz.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.