Botë

Ukraina: Mbi 131 mijë ushtarë ia vramë Rusisë

 

Ministria ukrainase e mbrojtjes njoftoi se deri më tani, 131.290 ushtarë rusë janë vrarë në frontet e luftës.

Nëpërmjet Twitterit, Ministria shkroi të dielën se 3.220 tanke ruse janë shkatërruar që nga 24 shkurti kur nisi agresioni. 6.405 mjete luftarake të blinduara, 2.226 artileri, 460 raketa me sistem të dyfishtë lansimi, 227 sisteme ajrore mbrojtëse, 284 helikopterë, 1.958 dronë, e 796 raketa lundrimi.