Botë

Rusët detyrohen të hanë ushqim të skaduar

Ushqime me afat skaduar - Rusi
Foto: AP
 

Pushtimi rus i Ukrainës i kushtoi Rusisë me sanksione të ashpra ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve në vend ka vështirësuar jetën për qytetarët e rëndomtë rusë, sidomos për pensionistët, të cilët po detyrohen të hanë ushqime të skaduara

Në qytetin jugperëndimor rus Chelyabinsk, shumë pensionistë po blejnë ushqime të skaduara ndërsa njerëzit po luftojnë për të përballuar jetesën mes çmimeve në rritje.

Me rënien ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, shitja e ushqimeve të skaduara në tregjet lokale fitoi popullaritet mes rusëve që varen nga pensionet e vogla.