Botë

Përse është e vështirë të parashikohen tërmetet

 

Pas pamjeve të shkatërrimit gjithmonë ngrihet një pyetje: Përse askush nuk e dinte se tërmeti po vinte? Përgjigjja është sfiduese. Aftësia për të parashikuar kur dhe ku do të ndodhë një tërmet ka tunduar shkencëtarët qe sa vite, megjithëse gjasat s’kanë mundur të jenë më të mëdha. Tërmetet numërojnë gjysmën e fatkeqësive natyrore që kanë shkaktuar vdekje, në më shumë se dy dekada, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Mijëra shtëpi janë bërë rrafsh me tokë për pak sekonda, sa zgjati lëkundja e fuqishme e tokës që goditi të hënën në mëngjes Turqinë e Sirinë, duke bërë që ekipet e shpëtimit të hasin në vështirësi për të gjetur viktimat. Dy vendet, deri tash, kanë regjistruar mbi 5000 vdekje.

Pas pamjeve të shkatërrimit gjithmonë ngrihet një pyetje: Përse askush nuk e dinte se tërmeti po vinte?