Botë

“Ndërtesa të shembura e vetura të përmbysura”, karikatura e Charlie Hebdo nxit zemërim në Turqi

 

Revista franceze Charlie Hebdo publikoi mbrëmë në Twitter një karikaturë kushtuar tërmeteve që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore. Karikatura shkaktoi zemërim në publikun turk, që e interpretoi si tallje me vendin e tyre, por edhe me tragjedinë, në të cilën sipas të dhënave të fundit vdiqën më shumë se 7200 persona, raporton televizioni shtetëror turk në gjuhën angleze, TRT.

Foto e publikuar me titullin “karikatura e ditës”, tregon ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara, vetura të përmbysura dhe rrënoja. “Tërmet në Turqi”, thuhet në këndin e sipërm të djathtë të karikaturës. “Nuk ka nevojë të dërgohen tanke”, shkruhet në fund.