Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkoi në Kahramanmaras të mërkurën pas një serie tërmetesh me magnitudë të lartë që tronditën 10 provinca në atë rajon. Ai ka thënë se të gjitha burimet e vendit janë mobilizuar, duke bërë thirrje për unitet.
Turqia ka ndërmarrë veprime me të gjitha institucionet e saj që nga tërmetet vdekjeprurëse të së hënës, ka thënë Erdogan, duke nënvizuar se të gjitha burimet janë mobilizuar.
“Qytetarët tanë nuk duhet të shqetësohen, nuk do t'i lejojmë kurrë të qëndrojnë në rrugë”, ka thënë ai.
Ka theksuar se të prekurit nga tërmeti mund të qëndrojnë në hotele të kontraktuara në provincat Antalia, Alanya dhe Mersin.
Erdogan vizitoi epiqendrën e tërmetit me magnitudë 7.7, Kahramanmaras dhe më pas do të vazhdojë në provincën Hatay.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Turqia është duke mbajtur një zi kombëtare shtatëditore pas tërmeteve shkatërruese, që lanë të vdekur mbi 11 mijë persona.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.