Botë

Historia e fotografisë së vajzës në Siri që mbuloi me dorë kokën e vëllait nën rrënoja

 

Dy fëmijë të zhytur mes betonit nga mbetjet e shtëpisë së tyre në Sirinë veriore janë shpëtuar pas më shumë se 36 orësh pasi tërmeti i së hënës bllokoi familjen e tyre teksa flinin.

“Më largoni nga këtu, unë do të bëj gjithçka për ju”, u ka thënë vajza shpëtimtarëve që shihen në video duke u ulur në rrënojat e shtëpisë së fëmijëve në Besnaya-Bseineh, një fshat i vogël në Siri.