Botë

Sunak nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë

Foto: AP
 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se kur bëhet fjalë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, shteti i tij nuk e përjashton asnjë diskutim.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën në Londër, Sunak ka thënë se edhe dërgimi i avionëve luftarakë është pjesë e bisedës, raportoi BBC-ja.