Botë

Siriani humb nga tërmeti 25 anëtarë të familjes

 

Gjendje e rëndë nga tërmeti është raportuar në Siri. Një 40-vjeçari i është shuar krejt familja nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë. Ai nuk mund t’u besonte syve teksa mblidhte trupat e familjarëve të tij të vdekur në morgun e qytetit

Kishte ikur nga lufta në Siri në kërkim të një jete më të sigurt në një qytet tjetër. Por tërmeti ia rrënoi krejt jetën.

Ahmed Idris, i zhvendosuri sirian, ka humbur 25 anëtarët e familjes së tij nga tërmeti, që goditi Turqinë dhe Sirinë.