Botë

U arratisën në Turqi nga lufta në Gaza, një familje e tërë palestineze vdiq nga tërmeti

Foto: AP
 

Rreth 12 vjet më parë, Abdel-Karim Abu Jalhoum ka ikur nga lufta dhe varfëria në Rripin e Gazës duke u strehuar në Turqi. Por, tërmetet që shkatërruan një pjesë të Turqisë dhe Sirisë të hënën, e vranë atë dhe gjithë familjen e tij.

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Abu Jalhoum, gruaja e tij Fatime dhe katër fëmijët e tyre, janë në mesin e 70 palestinezëve që kanë vdekur nga tërmeti i 6 shkurtit, raportoi të mërkurën “Al Jazeera”.