Botë

Autobusi përplaset në një çerdhe në Kanada, dy fëmijë të vdekur e gjashtë të lënduar

 

Dy fëmijë vdiqën dhe gjashtë të tjerë u lënduan kur një autobus u përplas në një çerdhe në Quebec të Kanadasë, ka bërë të ditur policia kanadeze.

Shoferi 51-vjeçar i autobusit, i cili ishte punonjës i sistemit të transportit publik lokal, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje dhe drejtim të pakujdesshëm, raportoi BBC-ja të mërkurën.