Botë

“Lëkundje të forta, ulërima dhe thirrje dëshpëruese për ndihmë”

 

Më shumë se 209 kilometra në perëndim, në Adana, Nilüfer Aslan ishte e bindur se ajo dhe familja e saj do të vdisnin kur tërmeti lëkundi banesën e tyre në katin e pestë. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ne u lëkundëm për afër një minutë”, tha ajo.

(BBC) - Ishte ora 04:17 me orën lokale kur Erdemi po flinte në shtëpinë e tij në Gaziantep, në jug të Turqisë, kur u trondit në gjumë nga një prej tërmeteve më të mëdha në histori të Turqisë.

“Kurrë nuk kam ndier diçka të tillë në 40 vjetët që kam jetuar”, tha ai. “U lëkundëm të paktën tri herë shumë fort, si një foshnje në krevat”.