Botë

Udhëtimi i gjatë për të gjetur vëllanë nën rrënoja

 

Pasi mbërriti në Turqi, Sameti priti për orë të tëra në Stamboll për një fluturim për ta çuar në Adana, në jug të vendit, përpara se të fillonte udhëtimin e gjatë për në provincën Hatay. Në këtë provincë, pa pasur ku të qëndronte, ai u ngroh nga një zjarr gjatë natës, ndërsa priste dritën e ditës që të mund të fillonte kërkimin për Ismailin

Teksa priste një fluturim të shtyrë nga Aeroporti i Stambollit këtë javë, Samet Yilmaz mbante telefonin e tij duke treguar një foto të rrënojave. Ai tha se vëllai i tij, Ismaili, ishte ngujuar nën to.

Sameti jeton në Bahrain, por është bashkuar me një mori njerëzish që po udhëtojnë për në Turqinë jugore pas tërmetit të fuqishëm që ka lënë të vdekur mijëra njerëz.