Botë

Sirianët akuzojnë Perëndimin se nuk po u ndihmojnë

Foto: AP/ Alepo, Siria
 

Një këshilltare e presidentit sirian ka akuzuar Perëndimin se po luan politikë kur bëhet fjalë për t'i ofruar Sirisë ndihma humanitare pas tërmetit të së hënës.

Duke folur në BBC, Bouthaina Shaaban bëri thirrje që BE-ja dhe SHBA-ja të heqin sanksionet, duke thënë se sirianët jashtë vendit nuk ishin në gjendje të dërgonin para për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia.