Shkon në mbi 21 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri

- 23:41Shkon në mbi 21 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri
- 20:37Shkon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
- 15:17Mbi 19,300 të vdekur regjistrohen në Turqi e Siri
- 13:02Mbi 17,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
- 11:41Shkon në mbi 16.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
- 08:28Më shumë se 15 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
Shkon në mbi 21 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të dy anët e kufirit në Turqi dhe Siri është tani më shumë se 21,000.
Zyrtarët dhe mjekët deklaruan se 17,674 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe 3,377 në Siri nga lëkundjet e së hënës me magnitudë 7,8 duke e çuar totalin e konfirmuar në 21,051, raporton AFP.
Procesi i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar të mundshëm nga tërmeti i rëndë në këto dy shtete tashmë ka hyrë në ditën e katërt.
Shkon mbi 20 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri
Mbi 20 mijë ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të së hënës në Turqi dhe Siri.
Sipas autoriteteve në Turqi, vetëm në këtë shtet numri i viktimave ka shkuar në 17 mijë e 134.
Në Siri, dihet për vdekjen e të paktën 3162 personave.
Mbi 19,300 të vdekur regjistrohen në Turqi e Siri
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se numri total i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 16,170.
Në Siri raportohet për 1,262 të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria e 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Në total, numri i të vdekurve ka arritur në 19,362.
OBSH-ja pati paralajmëruar se numri i viktimave pritet të arrijë 20 mijëshin.
Mbi 17,000 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Numri i të vdekurve në Turqi nga e hëna kur ndodhi tërmeti ka shkuar në 14,014, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se mbi 63 mijë janë të lënduar.
Ndërsa ka vizituar provincën e goditur të Gaziantepit, Erdogani ka thënë se mbi 6400 ndërtesa janë shkatërruar dhe se shteti ka synim të ndërtojë ndërtesa të reja 3-4 katëshe në rajon brenda një viti, raportoi Reuters.
Të paktën 3,162 janë konfirmuar të vdekur në Siri, që bashkë me Turqinë numri tani në total ka shkuar 17,176.
Ekspertët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Shkon në mbi 16.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
Ka shkuar në mbi 16.000 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri.
Associated Press ka raportuar se numri i përkohshëm i të vdekurve në Siri – i siguruar nga zyrtarë të qeverisë siriane dhe një grup shpëtimi në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët – ka arritur në 3,162.
Agjencia turke e fatkeqësive tha më herët të enjten se numri i personave të konfirmuar të vdekur ishte rritur në 12,873 gjatë natës. Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në të dy vendet ka arritur tani në 16,035.
Më shumë se 60,000 njerëz raportohen të plagosur në Turqi dhe më shumë se 5,000 të plagosur në Siri.
Më shumë se 15 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri
Më shumë se 15 mijë persona janë konfirmuar të vdekur në përditësimin e fundit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, raporton BBC.
Fatma Demir dhe motra e saj Merve u shpëtuan dje në mbrëmje në Turqi pasi mbijetuan për 62 orë nën një ndërtesë të shembur. Zyra e guvernatorit të Gaziantepit publikoi videon që pasoi shpëtimin.
Ekipet e kërkim-shpëtimit në qytetin juglindor të Turqisë, Gaziantep, vazhdojnë të kërkojnë pa u lodhur për njerëzit e mbetur nën rrënoja.
Në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë në 20 mijë.
Kërkimet për të mbijetuarit që ndodhen nën rrënoja vazhdojnë për të katërtën ditë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tremujore dhe zemërimi po rritet në vend për reagimin e ngadaltë të qeverisë pas tërmetit. Presidenti turk mbërriti dje në zonat e prekura dhe pranoi se kishte “mangësi” në reagim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dy të vdekur nga përmbysja e autobusit në Turqi

Shkolla në Japoni e ndan nga të tjerët nxënësin sepse i bëri flokët gërsheta

Obama: Bota do të ishte vend më i mirë nëse gratë do të ishin në krye

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

Dënimet “artistike” ruse

ADN-ja rishkruan historitë e humbura të skllevërve

Kriza në Izrael nxit përplasjen e Netanyahut me Bidenin

Komisioni i Senatit: “Credit Suisse” shkeli marrëveshjen me SHBA-në për evazionin fiskal

Senati vendos pro shfuqizimit të vendimit që i dha dritën jeshile luftës në Irak

Papa Françesku shtrohet në spital

Suedia shpall fajtore për krime lufte gruan që publikoi fotografi me koka të prera
