Botë

Qeni shpëton një burrë nga rrënojat pas 77 orësh

 

Në vazhdim të operacionit të kërkim-shpëtimit në Malatya, pas reagimit të një qeni të stërvitur, ekipet arritën ta gjenin Meral Nakir (60 vjeç), që u konstatua se ndodhej në katin e parë të një pallati gjashtëkatësh dhe arritën ta shpëtojnë 77 orë pas tërmetit, shkruan NTV.

Malatya është një nga provincat e shkatërruar nga një tërmet i madh që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën.