Botë

UFO-t e spiunimit ringjallin tensionet SHBA - Kinë

Në këtë imazh, Marina amerikane dorëzon në FBI mbetjet e balonës spiune të Kinës të rrëzuar në qiellin amerikan

Kriza diplomatike lidhur me këtë po intensifikohet përherë e më shumë. Pekini thotë se Shtetet e Bashkuara drejtonin "rrjetin më të madh të spiunazhit në botë" dhe se kishin kryer mbikëqyrje të gjerë globale, duke përfshirë kapjen e komunikimeve elektronike, që kishin rrezikuar "privatësinë e qytetarëve nëpër botë’. Ndërkaq Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane lëshoi një deklaratë, duke thënë se “çdo pretendim që qeveria e SHBA-së operon me balona vëzhgimi mbi Republikën Popullore të Kinës është i rremë”

Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan të hënën, pasi të dyja shtetet shkëmbyen akuza të zjarrta për programet e spiunazhit, si pasojë e rrëzimit të një balone kineze spiune dhe tri objekteve të paidentifikuara fluturuese një javë më vonë mbi Amerikën e Veriut.

Si pjesë e monitorimit të afërt amerikan të programit të mbikëqyrjes së balonave të komanduara nga ushtria kineze kohët e fundit, zyrtarët amerikanë thanë në intervista se filluan të gjurmonin balonën e spiunazhit ndërsa u ngrit nga Ishulli Hainan në Kinën jugore në fund të janarit, shkruan gazeta “New York Times”.