Të mbijetuarit e tërmetit, “dora” që ushqen shpëtimtarët

Duke parë numrin e madh të shpëtimtarëve dhe orët e gjata të punës së tyre, njerëzit në Sirinë veriperëndimore filluan të mbledhin sa më shumë para për të blerë ushqim dhe ujë për ta. Shumë emigrantë filluan të dërgonin para tek të afërmit e tyre në rajon dhe fondet u përdorën për të mbajtur një furnizim të qëndrueshëm me sandviçë dhe ushqime të tjera të lehta për shpëtimtarët në Harem dhe Jandaris
Duke parë numrin e madh të shpëtimtarëve dhe orët e gjata të punës së tyre, njerëzit në Sirinë veriperëndimore filluan të mbledhin sa më shumë para për të blerë ushqim dhe ujë për ta. Shumë emigrantë filluan të dërgonin para tek të afërmit e tyre në rajon dhe fondet u përdorën për të mbajtur një furnizim të qëndrueshëm me sandviçë dhe ushqime të tjera të lehta për shpëtimtarët në Harem dhe Jandaris
Javën e kaluar Ahmad al-Najjar u zgjua herët për të dalë dhe për të blerë një mori sandviçësh për t'ua dorëzuar punonjësve të shpëtimit në pjesët e Sirisë veriperëndimore, që u godit nga një seri tërmetesh katastrofike.
Vullnetarët dhe shpëtimtarët e Mbrojtjes Civile Siriane kanë kërkuar dëshpërimisht për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara që kur lëkundja fillestare me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore para agimit më 6 shkurt, e ndjekur nga qindra pasgoditje dhe një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë.
Tërmetet kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz në të dy vendet, duke përfshirë më shumë se 3200 në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët, një rajon tashmë i asgjësuar nga 12 vjet luftë dhe shtëpi e miliona njerëzve të zhvendosur brenda vendit që kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Duke parë numrin e madh të shpëtimtarëve dhe orët e gjata të punës së tyre, njerëzit në Sirinë veriperëndimore filluan të mblidhnin sa më shumë para për të blerë ushqim dhe ujë për ta.
Shpëtimtari vullnetar, Zakaria al-Yahya, tha për “Al-Jazeeran” se ushqimi dhe uji u mirëpritën nga ekipet e rraskapitura që punonin ditë e natë. Ai vetë kishte arritur të flinte vetëm katër orë brenda natës deri më tani.
Ai shtoi se puna e tyre do të ishte lehtësuar nëse do të kishin marrë makineritë dhe pajisjet e duhura për gërmimin në rrënoja.

Ndihmë nga afër dhe larg
Ndihma në Sirinë veriperëndimore ka qenë e ngadaltë pasi dëmtimi i rrugëve në anën turke ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e autokolonave të Kombeve të Bashkuara. Automjetet filluan të mbërrinin të enjten, por nevojat janë ende akute në zonë pasi njerëzit po flenë në tenda të ngritura në fusha të hapura ose po strehohen në çfarëdo ndërtesash që gjejnë që nuk janë shembur.
Mbrojtja Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha, një grup shpëtimi që vepron në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë, ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar për injorimin e nevojave të rajonit veriperëndimor, duke deklaruar se shumë jetë të tjera do të ishin shpëtuar nëse ndihma do të kishte mbërritur më shpejt.
"Deri më tani kemi zhgënjyer njerëzit në Sirinë veriperëndimore", pranoi të dielën shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths. Me të drejtë ndihen të braktisur. Në kërkim të ndihmës ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”.
Al-Najjar, i cili jeton në një nga kampet për personat e zhvendosur brenda vendit në Kafr Daryan, në veri të Idlibit, thotë se një i afërm i tij e ka ndihmuar me para që të mund të blejë ushqim për ekipet e shpëtimit që kanë punuar në zonat e prekura, shkruan “Al-Jazeera”.
“Një ditë pas tërmetit kam dorëzuar njëqind sandviçë – pulë të skuqur dhe shavarma – dhe kos për punëtorët e shpëtimit në qytetin e Haremit, pranë kufirit me Turqinë, i cili pësoi shumë shkatërrime”, tha 25-vjeçari.
“Kur arritëm atje, pamë se kishte më shumë se 1 mijë shpëtimtarë. Ne shpërndamë çfarë ushqimi kishim dhe aty kishte edhe familje që shpërndanin bukë dhe ujë, duke u përpjekur t'i ndihmonin të gjithë”.
“Por fatkeqësia në zonën e Jandarisit, në veri të Halepit, është e tmerrshme. Ne kemi ndarë dyqind vakte për të ndihmuar, por ka nevojë për të paktën 5 mijë në ditë për shkak të gjendjes së keqe në zonë”.
Mobilizimi i diasporës siriane
Shumë emigrantë filluan të dërgonin para tek të afërmit e tyre në rajon dhe fondet u përdorën për të mbajtur një furnizim të qëndrueshëm me sandviçë dhe ushqime të tjera të lehta për shpëtimtarët në Harem dhe Jandaris.
Muhammad al-Akhras, emigrant sirian në Britani që punon në tregtinë e makinave, filloi të mbledhë para nga miqtë e tij për t'i dhuruar për viktimat e tërmetit në Sirinë veriperëndimore.
“Sapo dëgjova për tërmetin, unë dhe një grup shokësh të mi filluam të kërkonim për atë që njerëzit e prekur kishin nevojë më shumë dhe ne mundëm të dërgonim shuma parash për të siguruar karburantin për makinat e shpëtimit që përdoreshin për të hequr rrënojat”.
Ai gjithashtu filloi “të punojë në një ide tjetër, që është blerja e ushqimeve dhe dërgimi i tyre te punëtorët e shpëtimit dhe personeli i Mbrojtjes Civile nëpërmjet njerëzve që jetojnë atje, sepse shumica prej tyre kanë punuar për ditë pa ushqim apo pije”, ka shtuar për “Al-Jazeeran”.
Al-Akhras dhe miqtë e tij aktualisht janë duke punuar në nisjen e një fushate për të ndihmuar qytetin Al-Taloulit, pranë zonës Salqin, në veriperëndim të Idlibit, i cili u përmbyt kur një digë aty pranë u ça dhe lumi i afërt Orontes doli nga brigjet e tij.
Sipas një njoftimi të fundit nga opozita siriane, numri i ndërtesave të shembura në Sirinë veriperëndimore ka arritur në 418, dhe më shumë se 1300 ndërtesa janë shembur pjesërisht, ndërsa mijëra kanë pësuar dëme serioze.
Përktheu: Forca Jashari
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.