Botë

NATO dhe BE: Rusia po përgatitet për eskalim të luftës e jo për paqe

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i kanë shprehur ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytri Kuleba gatishmërinë që të rrisin dhe përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën e cila tash e një vit po përballet me agresionin e Rusisë. Shefi i NATO-s është shprehur se Rusia nuk po jep shenja se do paqe, por eskalim të luftës.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë të vetëdijshme se duhet jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të përshpejtojnë ndihmën për Ukrainën sepse Rusia nuk është e gatshme për paqe, por për eskalimin e luftës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjet për fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe kërcënimin e tij ndaj atyre që i dërgojnë armatim Ukrainës, ka thënë se ky fjalim dëshmon se Putin po përgatitet për eskalimin e luftës e jo për paqe.