Botë

Mysafiri që ngjalli shpresën mes ukrainasve

Muajt e bombardimeve ndëshkuese me raketa kanë dështuar të thyejnë vendosmërinë e kombit. Dhe, edhe pse luftime pati në të gjithë Ukrainën lindore dhe jugore, zotimi i Bidenit për më shumë ndihmë ushtarake i dha besim këtij kombi të lodhur nga lufta.

Muajt e bombardimeve ndëshkuese me raketa kanë dështuar të thyejnë vendosmërinë e kombit ukrainas. Çfarëdo që Moska mund të ketë planifikuar në ditët, muajt apo vitet e ardhshme, banorët dhe zyrtarët ukrainas thonë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara do të thotë se do të vijnë ditë më të ndritshme. Vizita e presidentit Biden në Ukrainë të hënën ishte ndryshe nga ajo që kishte ndodhur më parë

Presidenti amerikan ishte lideri perëndimor më i shquar që vizitoi Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë dhe kryeqyteti u përfshi nga emocionet.

Kur forcat ruse pushtuan Ukrainën një vit më parë dhe miliona njerëz iknin nga Kievi dhe qytete të tjera për siguri, bllokimet e trafikut në kryeqytet folën për kaosin dhe pasigurinë që kishte mbërthyer kombin.