Botë

Kievi dhe Moska mirëpresin propozimin e Kinës për paqe

Foto: AP
 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Moska e vlerëson planin e Kinës për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe ka thënë se ishte e hapur për arritjen e qëllimeve të asaj që e quan "operacioni i saj special ushtarak" përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

“Ne vlerësojmë dëshirën e sinqertë të miqve tanë kinezë për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë me mjete paqësore. Ne ndajmë pikëpamjet e Pekinit”, ka deklaruar Zakharova.