Botë

Qeveria italiane kufizon të drejtën e të qenët prind për çiftet homoseksuale

Foto: AP
 

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve akuzuan si homofobike lëvizjen nga qeveria e kryesuar nga e djathta ekstreme e kryeministres italiane Giorgia Meloni për të kufizuar njohjen e të drejtave prindërore te prindi biologjik vetëm në rastin e prindërve të të njëjtës gjini.

Milanos i është thënë që të ndalojë zyrtarisht regjistrimin e dy prindërve me të njëjtën gjini në regjistrat e qytetit. Ishte qyteti i fundit i madh që vazhdonte praktikën që kur gjykata më e lartë e Italisë më 2016 e pati bërë më të lehtë që homoseksualët të adoptonin fëmijën biologjik të partnerit, raportoi AP.